Kosova kthehet me rezultate të shkëlqyeshme nga “Connect League”

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiroja e dytë e ligës rajonale “Connect Table Tennis Youth Regional Balkan League” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Kosova në “Connect Table Tennis Youth Regional Balkan League” është paraqitur me dy grupmoshat, kadetë dhe juniorë në të dy gjinitë.

Kadet M: Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi;

Kadet F: Shega Hashani dhe Adea Babuni

Junior M: Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku

Juniore F: Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi

Trajner – Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani

“Ne ndeshjet individuale Kosova u kthye me 3 vende të para:

Vendin e parë në kategorinë e kadetëve e zuri Shega Hashani.

Blendi Hajdari zuri vendin e parë në “Connect TT Youth Regional Balkan League” në kategorinë e kadetëve dhe

Fatih Karabaxhaku zuri vendin e parë ne “Connect TT Youth Regional Balkan League” në kategorinë e juniorëve

Edhe në garat ekipore Kosova poashtu ka pasur paraqitje të mirë në ligen rajonale për të rinj.

Këto rezultate të shkëlqyeshme pasojnë pas ndryshimit të strategjisë së FPPK-së, ku gjithë fokusin e ka vendosur në grupmoshat e reja”, ka njoftuar Federata e pingpongut e Kosovës.