Humor i zi: Leonard Maloku nuk është infektuar me koronavirus, i është thyer llogaria në Facebook

Mëngjesin e sotëm nga llogaria e Leonardo Malokut në “Facebook” u njoftua se 21-vjeçari është prekur nga koronavirusi.

Shumë miq dhe ish-shokë skuadre nuk ngurruan të komentojnë dhe t’i japin forcë për ta kaluar sa më shpejt dhe shëndetshëm sëmundjen, por pak kohë më pas, vetë mbrojtësi i shpresave të kombëtares ka njoftuar se nuk është i prekur me Covid-19.

Ai shprehet se nuk është i sëmurë dhe se lajmi i dhënë në llogarinë e tij në “Facebook” është i rremë. Talenti shprehet se atë profil ia kanë vjedhur para shumë kohësh. “Djem, më kanë vjedhur profilin në ‘Facebook’ shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet.

Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga koronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda”, shkruan Maloku.

Leonardo aktivizohet në Spanjë me skuadrën e San Roke në nivelin amator Tercera Division.

Maloku ka qenë vazhdimidht pjesë e të rinjve të kombëtares shqiptare, teksa numëron 3 paraqitje në ndeshje zyrtare me kombëtaren U19. Ai më parë është aktivizuar në Itali me skuadra si Peskara, Santarkanxhelo, apo Fermana.