Gjest i mirë, 89-shi u jep pagat futbollistëve

Një gjest i mirë tek klubi mitrovicas Trepça ’89.

Trajneri Shpëtim Idrizi, ka konfirmuar sot se kryetari i klubit, Abedin Zeka u ka dhënë pagat futbollistëve, dhe stafit të trajnerëve, përkundër kohës së vështirë.

“E falënderojmë kryetarin, ne stafi i trajnerëve, po ashtu edhe lojtarët ku në këtë gjendje të jashtëzakonshme ai gjithmonë është pranë neve me solidaritetin e tij, ku gjithmon është i përpiket ndaj nesh me dhënien e pagave FALEMINDERIT!”, ka shkruar Idrizi në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Futbolli në Kosovës është duke pushuar që nga 13 marsi, derisa në dilemë janë nëse klubet duhet dhënë pagat e plota futbollistëve, apo ato duhet reduktuar.

Një dyshim i tillë është vënë edhe në klubet më të mëdha evropiane.