Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhuron spektakël, bën diçka të veçantë

Si shumë të tjerë edhe futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani qëndron i karantinuar në shtëpinë e tij.

Anësori pak ditë më parë mori një shkresë të përfundimit të kontratës me Sionin, për shkak të problemeve financiare që këta të fundit kanë.

Megjithatë 30-vjeçari di si tërheqë vëmendjen, teksa të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi. Në një video të postuar në profilin e tij zyrtar, shihet Lenjani teksa dhuron spektakël në një mënyrë të veçantë.

Futbollisti që e nis videon me një bluzë të Zvicrës, shihet teksa vendos këmbët në mur dhe duart në tokë, teksa në mënyrë të përkryer ia del të ndërrojë bluzën duke veshur atë të Shqipërisë.

🇦🇱🇽🇰 -Të gjithë jemi duke kaluar ditë të vështira, por duhet të gjejmë mënyra për tu argëtuar edhe gjatë qëndrimit në shtëpi. Ju nominoj të gjithëve ta provoni këtë sfidë thuajse të pamundur dhe t'i publikoni videot në Story.#sfidëpamundur#rrinshpi#provoje#mosudorëzoni 🇨🇭- Wir machen alle diese harten Tage durch, aber wir müssen immer den Weg finden, Spaß zu haben und uns selbst zu motivieren. Ich nominiere euch, diese Herausforderung anzunehmen und die Videos in der Story zu veröffentlichen.#unmöglicheherausforderung #wirbleibenzuhause #versuches#niemalsaufgeben ❤️💪🏼

Gepostet von Ermir Lenjani am Samstag, 4. April 2020