Futbollisti i Kategorisë Superiore testohet për koronavirus, del rezultati i tij

Ndriçim Shtubina ka rezultuar negativ ndaj virusit “Covid 19”. Ditën e djeshme, mesfushorit të Vllaznisë iu mor tamponi ndërsa sot ka dalë përgjigja e analizës.

Lajmi është bërë me dije nga mjeku i klubit shkodran që përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruan:

“Morëm përgjigjen e mirë të sportistit tonë të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, nuk rezulton me virus.

Faleminderit Zotit që nuk kemi infektim në radhët e futbollistëve. Vazhdojmë me kujdes. Frikë Jo, kujdes Po”, përfundon Haxhaja.

Kujtojmë që ditën e djeshme, lojtarit kuqeblu iu mor tamponi për t’u analizuar nëse ishte mbartës i virusit të frikshëm “Covid 19” ose jo.

Fatmirësisht 33-vjeçari ka rezultuar negative. Ai tregoi se kishte pasur kontakt të ngushtë me tezen e tij, e cila dje rezultoi pozitive.

Ndaj u vetëkarantinua në shtëpi, ndërsa sot ka marrë lajmin e mirë.