Fizioterapeuti sportiv i ulur pranë kryeministrit Albin Kurti e ministrit të jashtëm, Glauk Konjufca

Fizioterapeuti i njohur i sportit në Kosovë, Hashim Fazliu, ka qenë “befasia” e djeshme për kryeministrin Albin Kurti, i cili udhëtoi për në Gjermani me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës.

Fizioterapeuti rastisi të ulej afër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca në aeroplan për në Gjermani, shkruan Gazeta Olle.

Ai postoi një fotografi në Facebook dhe u bë i famshëm pasi emri i tij asocioi edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaqi.

“Me ftesë të Merkel (se tani po thojnë spo rrin Hashimi me Albinin”, ka shkruar Fazliu në postimin e tij në Facebook.

Me Ftes te Merkel (se tani po thojn spo rrin Hashimi me Albinin)

Gepostet von Hashim FazLiu am Freitag, 14. Februar 2020

Fazliu është fizioterapeut i kombëtares së Kosovës në hendboll, klubeve të Futbollit Fushë Kosova, Australia etj.