FFM i konfirmon: Tri skuadra shqiptare dhe një maqedone do të luajnë në Evropë

Sileksi, Shkëndija, Renova dhe Shkupi janë skuadrat që do ta përfaqësojnë vendin këtë verë në garat europiane.

Në situatë kur sezoni garues 2019-20 në elitën vendore u mbyll në xhiron e 23-të për shkak të pandemisë Kovid 19, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e Këshillit Drejtuesit sot vendosi ekipet pjesëmarrëse në Europë.

Vardari si skuadra e parë në renditjen tabelare mbeti pa licencë për shkak të borxheve, ndërsa në vend të tyre në Ligën e Kampionëve do të luaj Sileksi si e dyta.

Ndërkohë tre skuadrat shqiptare si Shkëndija, Renova dhe Shkupi do ta përfaqësojnë vendin në garat e Liga Europës.

Gjithashtu FFM gjatë ditës së sotme ka vendosur që sezoni i ri garues 2020/21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë të nis me 9 gusht, ndërsa ndeshjet e Kupës të fillojnë me 23 shtator.