Federata maqedone mbyll dyert e stadiumeve: Tifozët e Shkupit gjejnë vend special për të parë derbin shqiptar

Aktualisht në Superligën e Maqedonisë Veriore po zhvillohen disa takime.

Një nga to është edhe ai në mes dy skuadrave shqiptare, Shkupi e Renova, shkruan Gazeta Olle.

E veçanta e kësaj ndeshje është se ky takim, por edhe gjitha takimet tjera në Maqedoni, zhvillohen pa prani të shikuesve.

Krejt kjo pas frikës nga Koronavirusi i cili ka prekur edhe këtë shtet.

Për ta parë këtë takim, tifozët e Shkupit, Shvercerat, kanë zgjedhur një ndërtesë aty afër.

Aty janë tubuar dhjetëra prej tyre, të cilët po përkrahin skuadrën e tyre, e cila deri në këto momente po pëson 3:2 nga Renova.