Është pasardhës i familjes legjendare Jashari, Igballi debuton me skuadrën e parë të Prishtinës

Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.

Sulmuesi anësor u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Debatik Curri, në takimin në të cilën Prishtina arriti fitore me rezultat 1-0.

Igballi (17-vjeçar) konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në Kosovë teksa është pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses sonë.

Ibrahimovic në histori, bëhet golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A

Kampioni pa problem ndaj Vëllaznimit