E pabesueshme: Rrezikohet olimpiada për boksierët kosovar, nuk kanë para për akomodim

Nja lajm aspak i mirë ka ardhur nga Federata e Boksit e Kosovës e cila ka njoftuar se boksierët e saj nuk do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, kjo për shkak të kostos së madhe dhe ky institucion nuk ka buxhet për t’i mbuluar shpenzimet.

FBoxK shpreson që shteti do të reagojë dhe do të bëjë një zgjidhje për ta.

Njoftimi nga FBoxK:

Një problem i ri për boksierët e Kosovës për Kualifikime për Tokio 2020 në Londër, është i shtrenjtë dhe aplikimet janë shumë të ndërlikuara. Kostoja e pjesëmarrjes për një boksier është mbi 3000.00 € ,dhe për skuadrën tonë për pjesëmarrje në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje duhet të ndajmë rreth 15000.00 € Duke pasur parasysh se llogaria e FboxK është 00.00 € , gjithashtu klubet nuk janë në gjendje asgjë më të mirë, ne besojmë se Londren do të shohë vetëm ata që janë në gjendje të paguajnë kostot e tyre.

Por shpresojme dhe besojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës ( KOK) , Ministria e Sportit ( MKRS),dhe ndonjë donator do të ndihmojë dhe perkrah boksieret tanë, qe të garojnë me 14-24 Mars në Londër për të arritur normen Olimpike dhe të jenë pjesëmares në L.O.Tokio 2020.