Donnarumma drejt largimit nga Milani, gjiganti anglez e do gjatë afatit të verës

Gianluigi Donnarumma mund të ndryshojë skuadër gjatë verës.

Skuadra e Chelseat, është e interesuar për portierin italian, që po zhvillon edicionin e pestë te Milani.

Si duket Frank Lampardin nuk e ka bindur portieri Kepa Arrizabalaga, shkruan Gazeta Olle.

Kështu, zëvendësuesi i spanjollit shihet Donnarumma.

Reprezentuesi italian ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit të ardshëm.

Vlera e Donnarummas besohet të jetë rreth 60 milionë euro.