Derbi zviceran, Basel – Zurich: Katër futbollistë të Kosovës shohin ndeshjen nga stoli

Basel dhe Zurich do të luajnë sot një nga ndeshjet kryesore të javës në Superligën e Zvicrës.

Në këtë përballje tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

E befasia është se asnjë nga futbollistët e Kosovës nuk do të jetë titullar.

Zhegova për herë të parë në këtë vit ndeshjen do ta shikon nga banka.

Kurse, te Zurich tre futbollistë të Kosovës njësoi do e shikojnë këtë përballje.

Mirlind e Hekuran Kryeziu si dhe Benjamin Kololli, nuk kanë fituar besimin e trajnerit Magnin për këtë takim.

Gjithsesi, në fushë do të jenë futbollistët tjerë nga Kosova si Domgjoi e Xhaka./Gazeta Olle