Chelsea dhe Everton kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave ishte e dobët dhe pa raste të mira shënimi.
Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea arritur të shënojë me Joao Felix për 1-0.
Por në minutën e 69-të, Abdoulaye Doucoure i Everton shënoi me kokë për 1-1.
Chelsea fitoi penallti në minutën e 76-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Kai Havertz për 2-1.
Kur pritej të mbyllej koha e rregullt, në skenë doli Ellis Simms i Everton që shënoi për 2-2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Chelsea pas barazimit mban në vendin e dhjetë me 38 pikë. Evertoni ngjitet në vendin e 15-të me 26 pikë.