Bejtullai: Jam i entuziazmuar të vesh sërish fanellën ‘kuqezi’

Pasi siguroi edhe për dy vite Besart Ibrahimin, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar ‘bombën’ e radhës.

Ky ekip tashmë ka nënshkruar me ish futbollistin e tyre, Egzon Bejtullai, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimi i tij është bërë minuta më parë në faqen zyrtare të ‘kuqezinjëve’.

Mbrojtësi reprezentues Egzon Bejtullai bëhet angazhimi i parë i Shkëndijës në merkaton e verës. Vetëm gjashtë muaj pasi firmosi në Suedi me Helsingborgs IF, kuqezinjtë e kthejnë e skuadër njërin prej futbollistëve më të rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, duke firmosur kontratë tre vjeçare. Në intervistën e parë pas ribashkimit me Shkëndijën, Bejtullai nuk fsheh entuziazmin që sërish do të vesh fanellën me të cilën arriti rezultatet më të mira në karrierë.

Egzon Bejtullai: “Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi.“

Egzon Bejtullai: “Jo aspak, për mua gjithmonë Shkëndija ka pasur përparësi. Edhe pse kisha oferta edhe nga jashtë, përfshi edhe vendet fqinje si Kosova dhe Shqipëria, synimi im ishte të qëndroj sa më pranë familjes dhe për atë shkak jam kthyer këtu për të qenë sa më afër familjes.”

Egzon Bejtullai: “Dëshira dhe synimi për suksese të reja gjithmonë janë të pranishme. Çdo lojtarë ku do që të shkojë, qoftë nese kthen në klubin e tij amë apo kalon në ndonjë klub tjetër, ekziston dëshira për të fituar sa më shumë tituj, sa më shumë suksese si në Europë, si në kampionat për lojtarin asnjëherë nuk janë pak. Gjithmonë kërkohet më shumë.”

Egzon Bejtullai: “Mendoj se viteve të fundit Shkëndija gjithmonë ka qenë pretendent për titull edhe pse sezonin e fundit të ndërprerë para kohe rezultatet nuk ishin sipas pritjeve. Mendoj se duhet nga ne lojtarët të ngrihet niveli i performansave edhe më shumë për të arritur sukseset që kërkon klubi.”