Bëhet i ditur se kur do të hapet afati kalimtar i janarit në hendboll

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se nga data 15 janar deri me 22 do të hapet afati kalimtar dimëror.

Ky afat, bëhet më i gjatë për hendbollistët që vijnë nga shtetet e huaja, dhe do të zgjas deri me 28 shkurt, përcjellë Gazeta Olle.

“Të mërkurën hapet afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar.

Në afatin kalimtar dimëror, që është prej 15 deri më 22 janar, mund të ndryshojnë ekipin lojtarët që janë pa kontrata apo ata që kanë fletëlëshimin e klubit konform Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferimin e tyre.

Ndërsa lojtarët që vijnë nga klube të huaja mund të regjistrohen deri më 28 shkurt”, thuhet në njoftimin zyrtar të FHK-së.