Batatina nuk i lë futbollistët pa paga as në pandemi, te Llapi do t’i marrin pagat e plota!

Llapi nuk do t’i lë futbollistët pa paga as në këtë kohë pandemie.

Faqja zyrtare e klubit ka konfirmuar që kryetari Beqir Batatina do t’iu japë pagat e plota futbollistëve, përcjellë Gazeta Olle.

“Kryesia e klubit në krye me Presidentin Beqir Batatina qëndrojnë pranë klubit dhe futbollistëve në këtë gjendje të vështirë që ka përfshirë botën me rastin e epidemisë COVID-19, në këto momente stafi dhe futbollistët do marrin pagat e tyre!

Jemi me fat që klubin e udhëheq një President me zemër të madhe dhe një kryesi e tillë ku në këtë kohë t’i ndash 50000 Euro është një shembull i mirë për ata që po e udhëheqin popullin tonë se ende ka njerëz me zemër të madhe.

Një respekt i madh duke filluar nga stafi i klubit e deri tek futbollistët për Presidentin, Beqir Batatina, zv. Presidentin, Amrush Batatina, Drejtorin Ekzekutiv, Bejtush Batatina dhe njeriun e sfidave, Kryetrajnerin, Tahir Batatina, të gjithë këta nga një familje e cila po vazhdon të jap për të mirën e klubit dhe rinisë së Podujevës.

I jemi mirënjohës përherë familjes Batatina”, njofton Llapi. /Gazeta Olle/