Avni Shala: Larja në puse gjatë viteve 90, ka qenë dezinfektuesi më i mirë i Covid 19

Zhurma që është krijuar me rifillimin e kampionatit të futbollit në Kosovë, ka bërë që debatet e ndryshme të mos ndalen.

Së fundi pritet të bëhen testet për gjithë lojtarët e Superligës, para se elita e futbollit tonë të rifillojë garat më 2 qershor, me ndeshjet e Kupës.

Avni Shala, ish-futbollist i Flamurtarit dhe KEK-ut i jep vulë debatit, duke treguar dezinfektuesin më të mirë të Covid 19.

“COVID-91/99. Vetëm këtu ka qenë dezifinktimi pas ndeshjes”, ka shkruar ai në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Me fotot e pastrimit të futbollistëve në puseta ai ka dashur të tregojë se futbolli ynë është luajtur edhe në kushte të tilla.
Foto: Gani Kosumi