Ademi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit “HatTrick”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në dy ditët e fundit ka qenë pjesë e mbledhjes së Komisionit ‘HatTrick’ nga UEFA, përcjellë Gazeta Olle.

“Gjatë dy ditëve të kaluara në Gjenevë është mbajtur mbledhja e parë e komisionit të UEFA-s ‘HatTrick” për vitin 2020, në të cilën mori pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili është pjesë e këtij komisioni.

Gjatë këtij takimi u analizuan projektet e aprovuara në vitin paraprak dhe u vlerësua ecuria e tyre, derisa u aprovuan edhe disa projekte tjera për këtë vit kalendarik.

Me theks të veçantë u diskutua për VAR, për të cilin projekt ka konkurruar edhe Kosova.

Komisioni ‘HatTrick’ nuk vendosi për kompaninë që do të merret me implementimin e projektit VAR në federatat që kanë aplikuar, por e delegojë këtë çështje për t’u diskutuar dhe për t’u vendosur në Kongresin e UEFA-s, që do të mbahet më 3 mars në Amsterdam”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së.