Se njihen si vjehrra e reja me raportet më të mira në këtë aspekt kjo gjë është e ditur qysh kur Learta u bë pjesë e familjes Behluli.

Dhe jo rastësisht i përkon edhe teksti i këngës” Hajde nuse, reja jeme kam met dasht si qiken teme”, pasi që Shyhretja këtë e ka dëshmuar dhe vazhdon ta dëshmojë sa herë ti jepet rasti, shkruan “Kosovarja”.

Por edhe Learta ka dëshmuar se është një nuse që çdo vjehërr do dëshironte ta kishte për djalin e saj.

Ajo nuk përton të rregullohet asnjëherë për qejfin e vjehrrës së saj, madje këtë e bënë me krenari. Edhe pse nuse moderne ajo nuk harron as adetet dhe zakonet tradicionale, tipik siç i ka hije një nuses kosovare.

E kemi pare të veshur me veshjet e shumta tradicionale, krejt në fund edhe si ‘nuse zakoni’ e rregulluar si vjehrra dhe nëna e saj para shumë viteve.

Por, Learta dhe vjehrra e saj nuk e kanë problem të veshin të njëjtën veshë tradicionale, e këtë e pranon haptazi vetë reja e Shyhretes./Kosovarja/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *