Alpinistja 17-vjeçare pejane, Mrika Nikqi, së bashku me partnerin e ngjitjes, babanë e saj, Arianitin, janë ngjitur në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi.

Mrika sapo bëri historinë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjeçe ka kaluar misionin e shtatë majave.

Gjithashtu ,së bashku me babanë ata janë shqiptarët e parë në botë si babë e bijë që kanë përmbushur me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

 

 

Ata ndodhen në Kampin Baz me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja.

Babë e bijë, të dy alpinistë, gjithmonë kanë thënë se do të vazhdojnë me aktivitetet tjera të ngjitjeve të majave të ndryshme të maleve botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *