Për të gjithë ata që vuajnë nga shqetësimet në këmbë para gjumit mund të ketë një zgjidhje.

Edhe pse efektet e kësaj metode mbeten mister, mjekët këshillojnë që të vini një sapun poshtë çarçafëve para gjumit nëse keni ndjenjë të pakëndshme tek këmbët.

Sindroma e këmbëve jo të qeta është një çrregullim neurologjik që na detyron të lëvizim ndërsa flemë si dhe na bën të kemi siklet tek këmbët.

Simptomat themelore të RLS janë nevoja e madhe për të lëvizur këmbët për shkak të një ndjenje të pakëndshme ose të dhimbshme në gjymtyrë.

Përveç kësaj, mund të shoqërohet edhe me dhimbje barku, ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë dhe kruajtje.

Nuk dihet ende se çfarë efekti ka konkretisht sapuni, por rezultati mund të jetë i dukshëm brenda një ore, ndërsa do të keni efekt afatgjatë nëse e bëni këtë veprim çdo ditë.

Mendohet se sapunët, lëshojnë disa nga jonet që kanë një efekt të dobishëm dhe relaksues në këmbët tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *