Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë të ditur se për herë të parë në vendin tonë stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar dhe kështu do i bashkohemi vendeve ambientaliste si Hollanda, Danimarka apo Suedia.

Veliaj bën të ditur se çatia e gjelbëruar do të ndihmojë shumë në pastërtinë e kryeqytetit.

“Por, ne nuk jemi si Hollanda” – është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *