Bëri bujë ditën e djeshme në media një video ku biznesmeni i njohur Fatmir Hysenbelliu tregonte ambientet e shtëpisë 20 milionë dollarëshe. Shtëpia e tij luksoze u komentua gjatë dhe çdo detaj mori vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, të shumtë ishin ata që iu kthyen kundër Onit për faktin se në shtëpinë e tij madhështore kishte gjithçka përveç bibliotekës. “Gjithë kjo shtëpi pa bibliotekë apo nuk e njohin librin këto”, shkruante njëri nga fansat ndërkohë që një tjetër tha: “Një shtëpi pa bibliotekë nuk e kuptojë dot”, ishte një ndër komentet e tjera.

Siç duket Oni ka vendosur së fundmi që t’i jap një përgjigje ironizuese të gjithëve nëpërmjet një postimi. Ai ka publikuar një video  nga njëra nga dhomat e shtëpisë së tij dhe përmbi të ka shkruar: “Në turin e shtëpisë time kishin harruar të përmendin një dhomë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *