Shumë persona para se të konsumojnë vaktin e ushqimit, pinë sa më shumë ujë sepse mendojnë se kështu do t’u ikë oreksi.

Kjo gjë në fakt është e gabuar sepse mjekët thonë se duhet t’i kushtoni shumë rëndësi sasisë së ujit që pini para se të konsumoni ushqim sepse ai pengon në tretjen e ushqimit.

Nutricionistja Anju Sood ka shpjeguar:

Trupit tuaj i nevojitet pothuajse dy orë ta tretë atë që e hani. Ushqimi kalon nëpërmjet fytit deri në stomak dhe atëherë nëpërmjet zorrëve, para se të nxirret nga organizmi. Në trup ekziston lëngu i cili ndihmon në tretjen dhe nëse pini ujë para ushqimit, o vetëm që e rralloni lëngun por edhe e shqetësoni organizmin gjatë tretjes. Për këtë shkak nuk rekomandohet të pini ujë para ushqimit. Dhe nëse megjithatë vendosni të pini ujë, pini gjysmë ore para se të filloni të hani.”
Edhe gjatë kohës që konsumoni ushqim nuk duhet të pini ujë, pasi ai i rëndon zorrët dhe lukthin që në mënyrë normale të tretë atë që e keni ngrënë.

Më tej ajo ka thënë:

Disa njerëz të cilët pinë ujë gjatë racioneve kanë zorrë të zgjeruara.”
Por edhe pasi keni ngrënë ushqim nuk duhet pirë shumë ujë, pasi ai ju fryn shumë.

Koha ideale është të pimë ujë gjysmë ore, pasi keni ngrënë ushqim.

Po ashtu këshillohet që një njeri të pijë rreth dy litra ujë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *