Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa i dha fund lidhjes me shefin  njohur të kuzhinës, Isaac Carew dhe u lidh me vëllain e motrave Hadid, Anwar Hadid i cili është vetëm 20 vjeç.

Ata në fillim nuk e pranuan lidhjen, mirëpo u kapën shpesh herë mat dhe madje Dua nëpërmjet një postimi në’ Instastory’ e konfirmoi romancën e saj të re. Megjithatë, sic duket ish i dashuri i saj ende nuk e  ka harruar këngëtaren.

Në  disa postime në Twitter, Isaac ka shkruar:  “Për aq kohë sa e dini. Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”, duke vendosur dhe një emoji gjarpri. Ka mjaftuar kjo dhe të gjithë kanë aluduar se ky status ishte një thumbim për Duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *