Këngëtarja e dashur për publikun Fjolla Morina siç dihet është nënë e dy vajzave me të cilat shpesh herë publikon edhe foto dhe video në rrjetet sociale. Dita e sotme është shumë e veçantë për të pasi 16 vite më parë erdhi në jetë vajza e saj e parë Lediana.

Fjolla ka publikuar një foto të  vjetër me të bijën kur ajo ka qenë një foshnje dhe pranë saj ka prekur gjithë ndjekësit me urimin e ëmbël që ka bërë për të.

“Unë nuk ta them shpesh këtë, por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se çfarë dhuratë e çmuar je për mua. Jam krenare për vajzën time. Ti je dhurata e parë, drita e syve të mi. Ti je ajo që për herë të parë dëgjova të më thotë mam. Qofsh e pastër si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar ditëlindjen Lediana, mami të do shumë. 16 vite më parë. Pa grim. Bukuri natyrale se s’ka pas atëherë kurrgjo”, ka shkruar Fjolla pranë fotos që u komentua gjatë nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *