8 persona janë shpëtuar nga roja bregdetare shqiptare gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme.

Kanë qenë anëtarët e bordit të një jahti, ata që kanë kërkuar ndihmë përmes lëshimit të sinjalit SOS.

Jahti kishte pësuar avari në motor.

Pas marrjes së sinjalit, anija e gatshme në Sazan P-116 ‘Bora’ është angazhuar menjëherë për dhënien e ndihmës ndaj një jahti me flamur italian.

Në bordin e tij udhëtonin 8 shtetasit serb.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit që lëvizte në zonën tranvers lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Jahti u dërgua në portin e Vlorës pa probleme rreth orës 04:10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *