Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka postuar disa foto nga festivali “Vox baroque”, ku artistë dhuruan performanca si në mesjetë.

Eventi u mbajt në oborrin mbretëror të Princit Leka.

Pjesëmarrës kanë qenë shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit.

Një ndër të ftuarat e çiftit mbretëror, Elia Zaharisë dhe Princit Leka ka qenë edhe ish-deputetja Grida Duma, e cila është shfaqur shumë sharmante me “look-un” e saj.

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar disa foto në Facebook, ku shihet e veshur me një fustan jeshil dhe e rregulluar me klas.

Përkrah fotove ish-deputetja shkruan:

Një mbrëmje e veçantë nën kujdesin e fisëm të Princit Leka dhe Elias, të cilët me mirëpritjen dhe fisnikërinë e tyre, surprizuan të ftuar nga familjet e mëdha të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës, ndërsa prezantuan Shqipërinë si një vend i bekuar! Falenderime të përzemërta për gjithçka bëjnë me dedikim për Shqipërinë si rrallëkush mund të bëjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *