Një ëmbëlsirë shumë e veçantë dhe e përgatitur në një mënyrë ndryshe. Ideale për pasdite, për miqtë apo për të gjithë familjen. Provojeni dhe do t’ju shijojë pa masë.

Përbërësit:

1 pako vafers ose biskota.
5 lugë gjell kafe e përgatitur.
3 lugë gjelle ujë i ngrohtë.
600 gr krem djathi.
1 gotë sheqer.
2 gota krem ëmbëlsirash.
4 vezë.
1 lugë gjelle kakao.

Përgatitja:
Ngrohni fillimisht furrën në temepraturën 176 gradë Celcius. Renditni biskotat ose vafers në një tavë. Kombinoni ujin me kafen e përgatitur dhe spërkatini me të biskotat. Në një tas të madh kombinoni kremin e djathit me sheqerin dhe vezët.

Hidhni gjysmën e kremit mbi biskota dhe rendisni një shtresë tjetër me biskota. Spërkatini me kafe dhe ujë. Në fund shtoni edhe kremin e mbetur dhe përhapeni mirë në të gjithë sipërfaqen.

Vendoseni në furrë të piqet për 45 minuta. Lëreni të ftohet për 10 minuta dhe më pas prejeni në copa katrore. Vendoseni në frigorifer për 2-3 orë. Para se ta shërbeni lyejeni tiramisunë me 1 gotë krem ëmbëlsirash në sipërfaqe. Dekorojeni me kakao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *