Këngëtarja shqiptare, Ledina Çelo, siç dihet është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Këngëtarja prej vitesh është larguar në Gjermani ku dhe i është dedikuar familjes dhe rritjes së fëmijëve.

Së fundmi, Ledina nëpërmjet disa postimeve ka zbuluar se e bija është po aq e dhënë pas muzikës siç është edhe ajo. Siç duket vogëlushja i ka ngjarë të ëmës pasi i pëlqen shumë të performojë dhe të këndojë.

Ledina ka publikuar disa video ku shihet teksa filmon vajzën që ka përpara një mikrofon dhe kërcen nën ritmet e muzikës si një performuese e vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *