Gjergj Fisha është një nga mendjet më të ndritura që ka nxjerrë kombi jonë. Megjithatë politika që nga viti 1992 e deri më sot, nuk ka bërë asgjë për të restauruar shtëpinë e “Homerit shqiptar”. Pamfleti shkruan se në bazë të një informacioni konfidencial nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, kryeministri Edi Rama, ka hequr shtëpinë e At Gjergj Fishtës nga lista e objekteve kulturore të planifikuara për t’u restauruar, në kuadër të “Projektit 2019-2020”.

Mes 24 objekteve janë 2 banesat e Dritëro Agollit në Devolle Tiranë. Ndërsa shtëpia e Gjergj Fishtës, e cila do të restaurohej për vlerën e 40 mijë eurove, është hequr nga lista. Edhe pse ish-ministrja Mirela Kumbaro dhe ajo aktualja, Elva Margariti, ja kanë paraqitur si projekt financim për restaurim kryeministrit të PPP-ve, ky i fundit e ka refuzuar.

Gjithashtu në maj të 2017-ës, shtëpia e Gjergj Fishtës u fut në fondin e objekteve “Monument Kulture, Trashëgimi Kombëtare, por në qershor të 2018-ës, Rama refuzoi futjen e saj në listën e objekteve për restaurim. Për ta thelluar më tej turpin mendoi ish-ministrja Kumbaro, kur tha më 26 qershor të 2018-ës, se shtepia e Gjergj Fishtës është një banesë me pronarë privatë dhe me një historisë pronësie të komplikuar, ku shkrimtari i madh ka kaluar pak muaj të fëmijërisë. Deklarata e Kumbaros bie në kundërshtim, pasi në 2017-ën, shtëpia e Fishtës u shpall Monument Trashëgimie e Kulturës Kombëtare.

Përcaktimin e saktë të pushtetarëve të sotëm, Fishta e ka lënë trashëgimi me vargjet:

M’kamë kryekungujt prej si u vunë,

Duel padija n’krye të vendit

Njerzt e kënuem u poshtnune,

Mbetën t’urtit, jashtë kuvendit.

Duel me faqe t’bardhë trathtari,

Shpirt e fis q’i ka kuletën,

U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,

Pse e shoh, se veç atje ku xhixhllon ari

Pa frymë, e tue dihatë vrap ai nget,

Si Krishtin, shiti Juda Iskarjot,

Drue, Adheu, ndër ne po shitet për një zallotë…

Pamfleti shkruan më tej se Edi Rama është një mësues mediokër vizatimi i cili është mbërthyer nga cmira e deliri i madhështisë.

Shqipëria intelektualët i ka pasur të pakët dhe nuk po vlerësohen si duhet, pasi një p*rdhë e Fishtës vlen 100 herë më shumë sesa mendja e të gjithë pushtetarëve pushta.

Gjithashtu Pamfleti shkruan se 40 mijë euro që kushton restaurimi i shtëpisë së Fishtës, është e barabartë me 30% të makinës zyrtare të Taulant Ballës, apo vaskës që ka Belinda Balluku në zyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *