Kryeministri Edi Rama është i pranishëm sot në Mallakastër, ku pas prezantimit në Patos, është ndalur edhe në Roskovec.

Kandidatja e Ramës për Roskovecin është Majlinda Bufi, e cila është përfolur për një pasuri përrallore.

Ashtu si në çdo zonë tjetër, edhe në Roskovec ai është pritur me protesta.

Dhjetëra qytetarë kanë mbushur rrugët, në përpjekje për të ndaluar Ramën dhe autobusin me mbështetës të tij.

Në mbështetje të Ramës kanë ardhur dhjetëra forca policie.

Duke qenë se eskorta e tij nuk është lejuar të futet në Roskovec, Rama ka kaluar turmën me autobus.

Sipas të dhënave, mësohet se autobusi është qëll.uar me gurë.

Rama pritet me protesta ne Roskovec on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *