Një video e shpërndarë së fundmi në rrjet tregon një qen i cili mund të “thotë” përshëndetje (Hello).

Emri i këtij qeni të zgjuar 6-vjeçar është George, dhe ai emocionohet aq shumë kur rreth tij ka njerëz sa nis t’i ndërpresë.

Pronarja e tij, Kathryn Schofield, thotë se miku i saj me katër putra nisi ta përsëriste fjalën papritmas para dy viteve.

Pas kësaj ajo u kujdes që t’ia përsëriste aq shumë derisa ai ta mësonte siç duhej.

Videoja pothuajse e pabesueshme tregon George të shrirë në prehrin e të zonjës ndërkohë që të dy përsërisn fjalën “Hello”.

Schofield tregon:

Prej disa kohësh tashmë ai mund të thotë ‘hello’, por është shumë e vështirë që ta kapësh në kamera sepse sapo fillon ta filmosh ai emocionohet. Ai vjen direkt tek kamera dhe e fut hundën ngjitur me të…”
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *