E ftuar sot tek “Rudina” ishte moderatorja shqiptare Ermira Çausholli që drejtonte dikur emisionin “Histori dashurie”. Ermira është larguar nga ekrani dhe po i përkushtohet familjes. Muajin e kaluar ajo solli në jetë vajzën e katërt duke u bekuar çdo 7 vite me nga një vajzë.

“Gjënë që kam dashur më shumë në jetë Zoti ma dha me shumicë. Vajzat u gëzuan shumë kur iu dhashë lajmin se do të bëheshin me një motër të katërt. Vajza e madhe filloi të qajë. Vajzat donin që të ishte vajzë dhe bashkëshorti që pas lindjes së vajzës së parë ka dashur vetëm vajza. E kemi quajtur Solara, ka kuptimin e të qenit diellor. Vajza e madhe e ka emrin Gea si toka, e dyta Luna, e treta Dian, hyjnore dhe na mungonte Dielli.

Nuk kishim një plan për një fëmijë të katërt, por unë jam pro jetës dhe familjes së madhe. Tri vajzat më ndihmojnë shumë në rritjen e Solarës. Jam duke u çmallur me vajzat sepse nuk më ikin nga shtëpia. Vajzat kanë shumë diferencë me njëra-tjetrën, por janë shumë të lidhura dhe kjo e vogla sikur i ka afruar edhe më shumë”, tregoi Ermira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *