Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme tropikale të cilat përmbajnë tri sheqerna natyrore të shëndetshme- glukozë, fruktozë dhe saharozë, e shoqëruar me fibra.

Ato japin menjëherë sasi të shëndetshme të energjisë. Studimet kanë treguar se vetëm dy banane japin energji të mjaftueshme një lloj si ushtrimet 90-minutëshe.

Trajtimi i rrudhave dhe akneve: Lëvozhga e bananes është perfekte për kujdesin e përgjithshëm të lëkurës. Përdoret posaçërisht për të eliminuar rrudhat në fytyrë. Ajo përmban antiokosidantë kundër plakjes , ushqen dhe zbut lëkurën duke i siguruar asaj shkëlqim dhe elasticitet. Ju thjeshtë duhet që të fërkoni butësisht fytyrën me lëvozhgën e bananes dhe ta lini të qëndrojë ashtu për 30 minuta.

Largon lythat nga lëkura: Edhe trajtimi i lythave është i mundur nëpërmjet lëvozhgës së bananes. Ju mund ti hiqni ato dhe të parandaloni rishfaqjen e tyre. Vendosni një pjesë të lëvozhgës së bananes në lyth dhe vendosni një ngjitës mbi të dhe lëreni të qëndrojë gjatë tërë natës. Përdoreni këtë metodë në vazhdimësi deri sa ti hiqni qafe ato.

Zbardhues dhëmbësh: Lëvozhga e bananes gjithashtu është çudibërës nëse dëshironi dhëmbë të bardhë dhe shkëlqyes. Fërkoni dhëmbët tuaj për 1 muaj rresht me lëvozhgën e bananes dhe do ti shihni rezultatet e mahnitshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *