I ftuar sot në emisionin “Rreze dielli” ishte një nga kantautorët më të dashur për publikun shqiptar, Kujtim Prodani i cili përpos karrierës së gjatë në muzikë, ka folur edhe për jetën private.

I pyetur nga moderatori Alban Musa se pse nuk është martuar, Prodani u shpreh se për të është akoma shpejt dhe nuk është gati.

“Është shpejt akoma. Po sikur të të them që përtoj, është përgjegjësi e madhe  Unë jam rritur në një familje plot dashuri dhe kam jetuar për 26 vite në një parajsë dashurie. Këtë lloj dashurie kanë patur prindërit e mi. Jam po unë që them, Kujtim nuk është momenti, ti nuk je gati. Ndoshta jam shumë i ri akoma, ndoshta përkushtimi ndaj muzikës është aq i madh, i bukur saqë nuk i ka ardhur moment”, është shprehur Prodani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *