Sistemi i tretjes së çdokujt është i përbërë nga zorrë të vogla dhe të tjera më të mëdha, të cilat kryejnë së bashku të gjitha funksionet e nevojshme. Ato shërbejnë si një filtër e madhe pastrimi e të gjithë toksinave dhe ushqimeve që procesohen në trupin tonë. Por ashtu sikurse ato pastrojnë të gjitha toksinat dhe enzimat e trupit, edhe vetë këto organe kanë nevojë të pastrohen. Ne sot do t’ju tregojmë recetën e një pastruesi natyral, i cili do të lërgojë nga trupi juaj një numër të madh toksinash, duke e detoksifikuar atë.

Çfarë ju nevojitet:

Gjysmë filxhani me lëng molle;
2 lugë gjelle lëng limoni;
1 lugë gjelle lëng xhinxheri;
Gjysmë luge me kripë gjelle;
Gjysmë filxhani me ujë të filtruar;

Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në blender dhe pija juaj është gati. Konsumoni një gotë çdo mengjes me stomakun bosh. Më pas konsumoni 2 të tjera para drekës dhe 2 të tjera para darkës. Kjo duhet të përsëritet vetëm një ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *