Përpos një moderator i suksesshëm, Blendi Fevziu ka treguar se është edhe një baba shumë i përkushtuar dhe që ka një marrëdhënie të shkëlqyer me dy vajzat e tij, Mishelin dhe Alisin.

Në një intervistë ekskluzive për “Bordo”, Blendi ka treguar se nuk është një baba xheloz dhe se vajza e madhe nuk flet me të për çështjet e zemrës dhe as ai nuk e pyet.

I pyetur se çfarë do të bënte nëse vajza do t’i rrëfente se një djalë e kalënduar, Blendi u përgjigj: “Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët”.

Burimi: Bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *