Qeveria në Austri është detyruar që të paralajmërojë qytetarët që të mos puthin lopët, pas një sfide të fundit që po bëhet virale.

Përdoruesit në internet janë paralajmëruar që të mos e provojnë sfidën e fundit që konsiston në puthjen e një lope.

Një aplikacion zviceran i quajtur Castl nisi të mërkurën çështjen #KuhKussChallenge (‘Coë Kiss Challenge’), duke inkurajuar përdoruesit në Zvicër dhe vendet e tjera të gjuhës gjermane që të puthin lopë, ‘me ose pa gjuhë’, për të mbledhur para për bamirësi.

Por, ministrja austriake e bujqësisë, Elisabeth Koestinger e cilësoi këtë sfidë një “shqetësim të rrezikshëm” në një deklaratë të enjten.

Sipas saj, lopët mund të bëhen agresive dhe mund t’i venë njerëzit në rrezik.

Qeveria është përpjekur të parandalojë incidente të tilla duke botuar një ‘kod sjelljeje’ për këmbësorët dhe udhëtarët, duke i këshilluar ata që të shmangin tufat e lopëve kudo që të jetë e mundur.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *