Aktivisti i njohur i FRESSH dhe vëllai i Turjan Hyskës, Eljo, është emëruar zyrtarisht deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Duke qenë se dy deputetë nga Partia Socialiste kanë lënë mandatin e tyre për t’u angazhuar në fushatën si kryetarë bashkie në qyetete të caktuara, Eljo Hysko ka marrë zyrtarisht postin e deputetit.

Të lumtur dhe krenarë nga kjo arritje, Turjan Hysko dhe Orinda Huta s’kanë mundur ta mbajnë dot për vete gëzimin, ndaj e kanë ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Turjani publikoi foton e të vëllait në Instastory krahas së cilës shkruante me të madhe “Krenar”, ndërsa Orinda postoi një foto me Eljon.

“Rruga jote qoftë plot dritë dhe plot bekime. Të dua”- ishin fjalët e Orindës krahas postimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *