Ditën e djeshme në të gjitha rrjetet sociale dhe në media u përhapën me shpejtësi disa video të shkëputura nga intervistat që këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë në Izrael për Eurovizion.

Në disa prej tyre, këngëtarja kishte ngatërruar fjalët, gjë që la të kuptohej se nuk e fliste mirë anglishten. Madje dhe blogeri Olti Curri në një video në Instagram e imitoi këngëtaren dhe mënyrën si ajo fliste.

Mirëpo, lidhur me këto video ish-banorja e ‘Big Brother’ Neda Balluku ka reaguar në një shkrim në ‘Gazeta Shqiptare’ ku i ka dal në mbrojtje këngëtares, duke e nisur shkrimin me titullin: “Jonida Maliqi duhet t’u këndojë shqiptarëve “Ktheju Mendjes”, jo Tokës”.

“Të këndojë është detyrë e Jonidës. Çdo gjë tjetër është detyrë e një stafi të munguar dhe e një ndihmësi apo ndihmësish të munguar, që duhet të përgatiste përfaqësuesen e vendit tonë për çdo mesazh që duhet të përcillte në intervista, për çdo fjalë thënë e fjali të artikuluar e kështu me radhë. Kjo duhej të qe detyrë e Radio Televizionit Shqiptar. Jo detyrë e Jonidës. Gjërat duhen ndarë, quhet organizim. Ky institucion nuk duhej të lejonte kurrsesi që përfaqësueset tona artistike të mbanin në shpinë një përgjegjësi që nuk e kanë. Në asnje vend të botës moderne kjo nuk ndodh.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

“Ne Jonidës nuk i bëmë dot asgjë. Asnjë fjalë ng.ac.m.u.e.se, asnjë meme dhe asnjë video për të shkaktuar hi.s.te.ri.të e ng.ër.dh.es.hj.eve nuk i bëjnë dot asgjë. T’i bënin, ajo nuk do të ishte sot aty ku është. Shqetësimi i madh është fakti që askush nuk merakoset, askush nuk foli, askush nuk reagoi të ndalonte një in.ci.de.nt të paralajmëruar. Dhe dakort që s’dimë e s’mësojmë, por as nuk imitojmë. Ne vazhdojmë të kavërdisemi tek injoranca jonë pa u përpjekur ta kapërcejmë e të përqafojmë zhvillimin, por na mjafton të drejtojmë një gisht për t’i dhënë kuptim një faqeje instagrami dhe facebooku që kemi në pronësi. Duke harruar, që tre gishtat e tjerë ja kemi drejtuar vetes. Vetes tonë – ne anglishtfolësve më të mirë të të gjitha kohërave!”, e përfundon ajo shkrimin e saj.

Burimi: Gazeta Shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *