Të martën partia Laburiste në Britani bëri manifestimin e saj për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Eventi mediatik u bë në Bradford, dhe gazetarët nga gjithë vendi u mblodhën për të marrë intervista mbi përmbajtjen e manifestit.

Zv. redaktori politik i BBC-së, Norman Smith u intervistua nga prezantuesi i BBC-së, Ben Brown kur një femër kaloi para kamerës. Por kjo ndodh shpesh në lidhje televizive direkte. Por ishte reagimi i gazetarit ajo që bëri që këto pamje tashmë të bëhen virale.

Duke dashur të largojë nga plani vajzën, gazetari e kapi aksidentalisht tek gjoksi. Vetë gazetari Brown më pas në një postim në Twitter u shpreh se nuk kishte asgjë të qëllimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *