Të kthehesh në shkollë do të thotë të kthehesh përsëri tek doktori. Të gjithë e kemi përjetuar atë të ftohtin që pothuajse është e pamundur të largohet nga trupi jonë. Ne ju rekomandojmë të provoni t’i shtoni këto bimë dietës tuaj që të parandaloni të ftohtin dhe gripin.

Viruset ndryshojnë nga bakteret, që janë organizma të gjallë. Viruset jetojnë brenda nesh, por janë më të vegjël në përmasa se bakteret. Viruset kanë nevojë për një organizëm që i mbështet në mënyrë që të mbijetojnë. Fatkeqësisht nuk ka asnjë antibiotik që të vras një virus, pasi antibiotikët funksionojnë vetëm në infeksionet bakteriale. Lajmi i mirë është se sistemi ynë imunitar mund të na mbrojë shumë mirë nga viruset. Me ndihmën e këtyre bimëve dhe erzave sistemi ynë imunitar do jetë më efektiv.

Hudhra

Gjatë gjithë historisë hudhra ka qënë një trajtues efektiv për të gjitha sëmundjet. Kërkimet tregojnë se ekstrati i hudhrës ndihmon në vrasjen baktereve që shkaktojnë gripin për më tepër që forcon sistemin imunitar.

Xhinxheri

Xhinxheri është përdorur në mjekësinë lindore për qindra vjet. Xhinxheri i fresket përmban veti antibakteriale por edhe antivirale. Besohet se xhinxheri ndihmon në parandalimin e infeksioneve virale duke rritur temperaturën e trupit. Gjithashtu ju ndihmon në nxjerrjen e toksinave nga trupi juaj.

Rigoni

Rigoni vetë nuk është antiviral por rigoni medicinal i kthyer në vaj është një vrasës potent i viruseve.Shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *