Maske verore me caj jeshil per floke te shendetshem:Sot do të ndajme me ju një maskë mahnitëse flokesh per seznonin e veres, e cila do t’ju ndihmojë të keni flokë të butë dhe plot shkëlqim. Përsëriteni këtë proces 2 herë në javë dhe do te shihni ndryshim në flokët tuaj. Përbërësit që ju nevojiten – 6 lugë çaji kos ose gjizë 1 lugë çaji mjaltë 2 bustina caj jeshil
Në një tas të pastër hidhni 6 luge gjelle kos ose gjizë, 1 lugë çaji mjaltë dhe 2 bustina caj jeshil.Miksoni te gjithë përbërësit mirë dhe maska juaj e flokëve është gati për përdorim dhe do te jete shume efikase .

Aplikojeni këtë në skalpin e kokes tuaj dhe në fijet e flokëve, lereni për 3 orë dhe pastaj shpëlajeni me uje te bollshem.Mjalti redukton keputjen e flokeve, dallohet per vetite antioksiduese qe parandalojnë dëmtimin, mbajtjen e kokës dhe flokut të shëndetshëm. Kosi ka acid laktik i cili eshte i dobishem per pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke ndihmuar rritjen e folikulave te flokeve tuaj. Çaji jeshil përmban antioksidantë që përmirësojnë shëndetin e kokës dhe si pasojë forcon flokët. Ai stimulon rritjen e flokëve dhe zbutjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *