Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Nd’rrimi i Natës” ka qenë i ftuar reperi shqiptar Don Phenom. Gjatë lojës ‘Haje ose thuaje’, reperi i ka bërë moderatorit Alaudin Hamiti një pyetje pikante.

“Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!”, e ka pyetur reperi, mirëpo Alaudini ka refuzuar të përgjigjet dhe ka ngrënë një spec djegës duke zbuluar më vonë se arsyeja se përse nuk është përgjigjur është se për shkak të kësaj pyetjeje është zënë me Xhensila Myrtezajn.

“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”, tregoi moderatori teksa më vonë zbuloi se Xhensilën e kishte ftuar në emision, por ajo nuk ka pranuar sepse i ka mbetur hatri.

“Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: ‘Jo se s’më pëlqen moderatori”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *