Ka njerëz që janë shumë të ndjeshëm ndaj ushqimeve, kryesisht nga gluteni apo dhe laktoza. Megjithatë, shumë prej tyre e injorojnë shfaqjen e këtyre simptomave dhe me kalimin e kohës, kjo gjë bëhet e rrezikshme.

Ajo që ndodh me glutenin, nuk është thjesht një reaksion alergjik, por diçka më serioze që zhvillohet me acidet e stomakut.

Si ti njihni simptomat e shkaktuara nga ushqimet që metabolizmi juaj nuk i pranon:

Migrena- është e zakonshme tek njerëzit që kanë “alergji” glutenin.

Kruajtja e lëkurës- çdo problem i sistemit të tretjes shfaqet në pore dhe lëkurë.

Luhatjet e sasisë së laktozës – shenja të kësaj janë refluksioni i acidit, vjellje pas konsumimit të produkteve të qumështit.

Lodhja- në rast se fleni mirë ose të paktën nëntë orë dhe ende jeni të lodhur, ndërroni planin e dietës.

Bie humori- këta njerëz ndjejnë njëkohësisht ankth dhe gëzim, pra kanë gjendje emocionale të cekuilibruar. Përveç kësaj, shfaqin shenja të depresionit si dhe nervozizëm. Kjo vjen nga kequshqyerja.

Marramendje pas ushqyerjes- ky person është i trullosur dhe humbet ndjenjën e ekuilibrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *