Dieta e shëndetshme dhe e balancuar është çelësi për mbrojtjen e shikimit. Nëse nuk tregoni kujdesin e duhur për sytë tuaj, atëherë do të përballeni me vizion të dobët, sindromën e syve të thatë (prodhimi i lotit në sasi të vogla), skuqje, rrathë të errëta etj.

Sytë tanë punojnë gjithë ditën, nga momenti i zgjimit dhe deri në mbrëmje. Sigurohuni të bëni disa orë gjumi gjatë natës, për t’i relaksuar, si dhe konsumoni ushqime që do të përmirësonin vizionin tuaj:

Njihuni me disa nga ushqimet më të dobishme për një vizion të shëndetshëm:

1. Vezët
Nëse nuk e keni ditur më parë, vezët mund t’iu sjellin përfitime të shumta shëndetësore veçanërisht përmirësimin e shikimit tuaj. Ato përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat janë përgjegjëse për luftimin e problemeve të ndryshme të syve.

2. Perimet me gjethe jeshile
Nëse nuk i keni konsumuar shumë shpesh është koha që këto perime t’i bëni pjesë të rutinës tuaj të përditshme. Sytë kanë nevojë për vlera ushqyese që ia ofrojnë këto perime.
Për shembull, në perimet e gjelbra ju do të gjeni vitamina të ndryshme si; Vitaminë A, B-12, C dhe minerale kalciumi, që sytë kanë nevojë për të parë më mirë. Disa nga ushqimet që mund të përfshini në dietën tuaj janë: spinaqi, lakra, lulelakra etj.

3. Peshku
Peshku është një nga ata vaktet që nuk duhet të mungojë kurrë, sidomos salmoni dhe sardelet që kane efekte pozitive për sytë.
Ata kanë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për sytë.
Hulumtime të mëtejshme kanë zbuluar se peshku përmbante vitamina A dhe D të cilat luajnë një rol kritik në mbajtjen e retinës së syrit të shëndetshme.

4. Agrumet
Agrumet janë të pasura me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e syrit. Konsumoni sa më shumë portokall, limon, grejpfrut, pomelo etj., që janë gjithashtu kanë zgjidhje për shumë sëmundje të tjera.
Vitamina C dhe avonoidet e pranishme në agrume, mbrojnë sytë nga degjenerimi i muskujve.

5. Bulmeti
Sytë kanë nevojë për shumë lloje të antioksidantëve si beta-karoten, acide yndyrore omega-3, zink, vitaminë A, C dhe E për të qëndruar të shëndetshëm.
Produktet e qumështit përmbajnë të gjithë antioksidantët që mbështesin shëndetin e syve. Sipas okulistëve është mirë t’i konsumoni sa më shumë për të përmirësuar shikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *