Ledri po bën lidhjen serioze?

Ledri Vula ishte në qendër të lajmeve të showbiz-it javën e kaluar për shkak se u shpreh në një intervistë që ishte gati të bëhej baba dhe ti përkushtohej familjes. Shumë prej ndjekësve të tij u habitën për këtë dëshirë të Ledrit, për shkak se mendonin se ishte single, por ja që nuk është aspak kështu.

Mesa duket Ledri është në një lidhje prej disa kohësh (të paktën që në 2017-ën) dhe e dashura e tij quhet Sara Berisha. Por përveç fjalëve dhe thashethemeve që qarkullojnë në mediat rozë, indiciet për një lidhje mes tyre mund të gjenden në Instagrami-n ne Sarës, e cila pas shumë kohësh ka vendosur ta bëj publik. Në fakt, “investigimi” për një lidhje të mundshme të reperit nisi nga disa postime në Instagram ditën e djeshme nga bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana.

E pranishme në një festë ditëlindje, së bashku me Ermalin, Ledrin, Kidën dhe disa personazhe të tjerë të njohur, ajo hodhi dhe një foto pikërisht me Sara Berishën ku duken shumë të afërta. Kjo e fundit ka qenë e pranishme dhe në evente të tjera, së bashku me miq dhe të afërm të reperit. Gjithsesi nëse shkojmë në profilin e saj dhe shohim pak në detaje fotot mund të zbulojmë disa “të dhëna” interesante. Sigurisht e para që bie në sy është kjo pozë:

Ju duket e parë?

Gjithashtu mund të shohim këtë foto, ku përveçse na tregon se Sara është një vajzë që i do ushqimet pikante, na tregon me kë ka qenë në këtë darkë:

Në rast se po e pyesni veten kur e keni parë orën:

Nuk mungojnë as fotot ku ka komente të tilla:

Madje jo vetëm nga Ledri, por dhe nga Ariana Fejzullahu, gjë që tregon se ato janë vërtetë mikesha, nga Kida, Dhurata Dora e disa artistë të tjerë.

Ndoshta duhet përmendur dhe fakti që pothuajse çdo foto e saj, pëlqehet nga mamaja e Ledrit, Xheraldina:

Për t’ju prezantuar dhe me faktin final, është kjo foto e 2017-ës, ku Sara këtë postim (që është shumë i bukur), e ka shoqëruar me shkrimin bashkangjitur të shkronjës L.

Edhe vendet ku ajo ka udhëtuar, janë të njejtat me ato ku artisti i këngës “Menemadhe” ka qenë, kështu që po supozojmë se kanë qenë bashkë. Gjithsesi nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga asnjëri nga ata. Por ne po e bëjmë pyetjen që na mundon…Mos ndoshta fakti që Sara e ka bërë publik Instagramin dhe nuk i fsheh më foto apo komentet, është një hap drejt bërjes së lidhjes publike? Vendoseni ju. /Blitz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *