Nevina është një ndër moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Sigurisht edhe ajo shpesh herë është ak*zuar për oper*cione plastike.

Ajo nisi një lojë në Instagram, ku çdokush mund t’i bënte pyetje moderatores dhe ajo do të përgjigjej. Një ndër pyetjet që ajo kishte marrë ishte nëse e kishin ak*zuar ndonjëherë për oper*cione plastike. Nevina përgjigjet:

‘Duke qenë se punoj në tv, automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipave. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj për çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëjë 1 gjilpërë. Sidoqoftë, nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale’./L.M-tej.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *