Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh sot në “Opinion” se nuk komunikon me Presidentin Meta për politikë, si përgjigje ndaj komentit të Mustafa Nanos. Analisti tha se nuk i pëlqen “pingpongu” i Presidentit me kryetaren e LSI-së.

“Nuk më pëlqen ky pingpongu që luan presidenti me kryetaren e LSI-së që aksidentalisht janë edhe burrë e grua”, tha Mustafa Nano.

“Po unë nuk bëj politikë me Ilir Metën o Muçi, unë bëj dashuri me Ilir Metën, se burrë e grua jemi”, tha Kryemadhi.

“Po të ishte Ilir Meta, nuk do t’i kishte djegur mandatet. Sot jam unë kryetare e LSI-së, e marr unë përsipër përgjegjësinë. Mund të kem marrë vendim të gabuar, mund të humbim në betejën tonë, por ama di të them vetëm një gjë: që përballja jonë morale me opinionin publik sot më shumë se kurrë kemi një grup nga klasa politike që ka mbajtur një qëndrim moral për tu distancuar një herë e mirë nga ai imazh që është krijuar për politikanët. Edhe nga ne, por edhe nga të tjerët, kemi krijuar imazhin e deputetëve që kanë halle personale, që zgjidhin biznese personale, mbulojnë të kaluarën kriminale duke qene deputet në parlament etj”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *